Kryeparlamentari i Irakut e konsideron sulmin iranian shkelje të sovranitetit

Mohamed al-Halbousi, kryetari i Parlamentit Irakut, i bëri thirrje qeverisë së Irakut të ruajë sovranitetin e Irakut nga shkeljet dhe të parandalojë që vendi të rrëshqasë në spiralen e konfliktit.

Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i kryeparlamentarit, al-Halbousi u kërkoi të gjitha palëve “të ushtrojnë përmbajtje dhe mençuri”.

Ai i quajti sulmet iraniane kundër bazave në Irak një “shkelje të sovranitetit të Irakut”.

“Ne pohojmë refuzimin tonë absolut për të lejuar palët në konflikt të përpiqen të përdorin arenën Irakiane për të zgjidhur rezultatet e tyre”, tha al-Halbousi në deklaratë.

Ai vazhdoi se: “Ne përsërisim thirrjen tonë për qeverinë e Irakut që të marrë masat e nevojshme politike, ligjore dhe të sigurisë për të ndaluar sulme të tilla dhe punë për të ruajtur sovranitetin e Irakut nga këto shkelje, dhe për ta mbajtur Irakun larg nga konflikti në vazhdim dhe të mos jetë një arenë për luftimet, ose një palë e ndonjë konflikti rajonal ose ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë ai, raporton CNN.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm. Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Historia e problemeve SHBA – Iran

.