Gjermania kërkon nga Irani qetësi dhe përmbajtje

Ministria e Jashtme gjermane dënoi sulmet iraniane në baza ushtarake që pritën forcat e koalicionit në Irak.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas i ka bërë thirrje Iranit të që tregojë përmbajte ndaj hapave që mund të qojnë në përshkallëzim të situatës.

“Ne e dënojmë sulmin raketor iranian në bazat ushtarake Irakiane ku janë vendosur edhe forcat e koalicionit. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet nga çdo hap që mund të qojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Ditët e fundit kemi qenë në kontakt me të gjitha palët dhe jemi duke punuar për të ndihmuar në de-përshkallëzimin e situatës. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje”, ka shkruar Maas në Twitter.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm. Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Irak

ShBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

.