Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti Trump pritet t`i drejtohet kombit për sulmin në Irak

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t`i drejtohet popullit amerikan për sulmin iranian mbi bazën amerikane në Irak.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Trump do të flas para popullit amerikan në ora në ora 11-të, sipas kohës atje, raporton CNN.

Ndërsa sipas kohës lokale në Kosovë i bie në ora 17:00.

Trump do të flasë nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Dhjetëra raketa janë hedhur drejt bazave ajrore në Irak, ku ka edhe ushtarakë amerikanë, nga Garda Revolucionare e Iranit, si përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të saj, Qassem Soleimani, nga një dron amerikan, në afërsi të Bagdadit, pak ditë më parë.

Presidenti i SHBA-ve, pas sulmit, i është drejtuar popullit amerikan përmes Twitter-it duke thënë që gjithçka duket mirë për SHBA-në.

“Gjithçka është në rregull! Raketa u gjuajtën nga Irani në drejtim të dy bazave ushtarake në Irak. Tani po bëjmë vlerësimin nëse ka viktima dhe dëme. Deri tani, shumë mirë! Ne e kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, larg më të mirën. Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trumpi.

ShBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

 

Historia e problemeve SHBA – Iran