Veseli i shqetësuar për sigurinë e kosovarëve në Irak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, ka dënuar sulmin iranian mbi bazën ushtarake amerikane në Irak.

Veseli këtë sulm e ka konsideruar ‘akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar’

Ish-kryeparlamentari është shprehur i shqetësuar për sigurinë e kosovarëve që ndodhen në këto zona.

“Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar Veseli në facebook.

Në anën tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se kosovarët të cilat ndodhën në Irak janë shëndosh e mirë.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm. Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Historia e problemeve SHBA – Iran

Historia e problemeve SHBA – Iran