Foto: KALLXO.com

Haradinaj dënon sulmin e Iranit mbi bazat ushtarake amerikane

Kryeministri në largim i Kosovës ka dënuar sulmin iranian ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.

Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur ne mbështetje dhe përkrahje te ShBA-ve.

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve. Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza”, ka thënë ai.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm. Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Në anën tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se kosovarët të cilat ndodhën në Irak janë shëndosh e mirë.

Historia e problemeve SHBA – Iran