Qasem Soleimani - Foto: REL/AP

Historia e problemeve SHBA - Iran

Vrasja e gjeneralit më të fuqishëm të Iranit nga SHBA ka shkaktuar tensione mes dy vendeve, duke rritur frikën për një luftë të gjithanshme. Por cilat janë rrënjët e këtij problemi?

SHBA dhe Irani janë armiqë për një kohë të gjatë, problemet mund të hasen qysh prej vitit 1979, kur Shahu i mbështetur nga SHBA ishte përmbysur dhe vendi u shndërrua në një republikë islamike.

Po atë vit, në mes të rënies nga revolucioni, shumë amerikanë ishin marrë pengje brenda ambasadës së SHBA në kryeqytetin Tehran. Marrëdhëniet janë të ngrira që prej atëherë.

Ka pasur shenja të një shkrirje diplomatike në vitin 2015, kur Irani u pajtua për marrëveshjen e limitimit të programit të saj nuklear, duke zbutur shqetësimet ndërkombëtare. Këtë gjë Irani e bëri në këmbim të heqjes së sanksioneve të ashpra ekonomike.

Por zgjedhja e presidentit Donald Trump pas një viti paraqiti një sfidë. Ai e urrente marrëveshjen nukleare, që ai e quajti “ marrëveshja me e keqe e negociuar ndonjëherë”.

Në vitin 2018, ai e braktisi atë marrëveshje dhe rivendosi sanksionet duke e detyruara Iranin për pajtimin në një marrëveshje të  re-gjë që ata e refuzuan, edhe pse ekonomia e  Iranit po pësonte rënie të thellë. Zoti Trump rriti presionin në maj 2019 duke aplikuar sanksione dytësore për vendet që vazhduan të bëjnë biznes me Iranin.

Marrëdhëniet u përkeqësuan kur gjashtë cisterna nafte u sabotuan në Gjirin e Omanit në maj dhe qershor. Uashingtoni akuzoi Iranin se ishte pas këtyre sulmeve. Irani e mohoi këtë.

Në korrik, Tehrani filloi të suspendoj disa nga premtimet e vëna  në marrëveshjen nukleare, pastaj në dhjetor, SHBA fajësoi një ushtri të mbështetur nga Irani për një sulm me raketa që vrau një kontraktues amerikan në Irakun verior, shkruan BBC.

Uashington u kundërpërgjigj nga bazat e bombardimeve të lidhura me milicinë në Irak dhe Siri, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë. Këto bomba shkaktuan një reagim të ashpër në Irak.

Ambasada e SHBA-ve në kryeqytetin Bagdad u sulmua nga turma e protestuesëve.

Presidenti Trump fajësoi Iranin për orkestrimin e sulmit dhe paralajmëroi se “do të paguante një çmim shumë të madh”.

Më 3 janar, Qazem Soleimani  u vra nga një dron amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Gjenerali i cili kontrolloi forcat e Iranit në lindjen e mesme-ishte konsideruar si terrorist nga amerikanët, të cilët thonë se ai ishte përgjegjës për vdekjen e qindra trupave amerikane dhe ishte duke planifikuar sulme “të pashmangshme”.

Irani u betua për ‘hakmarrje të rëndë’ për vdekjen e tij dy ditë më vonë tha se a i kishte braktisur kufirin e fundit për pasurinë e tij të uraniumit të imponuar nga marrëveshja bërthamore.

Zoti Trump ndërkohë paralajmëroi që SHBA do të përgjigjen në rast hakmarrjeje “mbase në një mënyrë disproporcionale”.

Përgatiti: Ardita Zeqiri