Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Behgjet Pacolli: Kosovarët në Irak janë shëndosh e mirë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, të gjithë kosovarët të cilët punojnë me misionet amerikane dhe të huaja në Irak janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Pacolli tha se në kontakt me autoritetet atje janë duke u munduar të i identifikojnë të gjithë kosovarët në Irak.

“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm. Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Historia e problemeve SHBA – Iran

.