I dha shenjë të ndalet, por nuk arriti dhe godet policin

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kllokot, që ka lënë të lënduar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, zyrtari policor kishte sinjalizuar një veturë për ndalim, por jo gjithçka kishte shkuar në rregull.

E dyshuara gjatë ndaljes, me pjesën e përparme të veturës, dyshohet se e ka goditur policin nga pakujdesia.

Polici i cili mbeti i lënduar u dërgua në QKMF-në e Vitisë për tretman e pastaj edhe u lirua.