Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur më 29.04.2024 në fshatin Strellc të Deçanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Pejës të Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion, përderisa të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 18:20, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. Pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës”- ka thënë Gashi.

Gashi theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe po merren me rastin.