Hoti: Tendencë për të vendosur kontroll, Qeveria ka lënë institucione pa funksion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka tendencë për të vendosur kontroll mbi disa institucione, për të cilat Hoti thotë që sipas Kushtetueses janë të pavarura.

“Në tendencën për të vendosur kontrolle mbi institucione që sipas Kushtetueses janë të pavarura, ato institucione janë paralizu sot dhe pasojat jemi duke i vuajtur të gjithë”- tha ai.

Banka Qendrore, Fondi i Kursimeve Pensioanle – Trust dhe zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit janë disa nga institucionet që sipas Hotit kanë mbetur pa funksion.

“Po shkoj me listën: Banka Qendrore, Trusti është pa bord, Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet me tendencë që nëpërmjet atij ligji antikushtetues për KPK-në të zgjidhet tjetërkush. Është një vit që Presidentja e vendit nuk e kryen detyrimin e saj kushtetues. ATK qe një vit e sa vepron pa drejtor. Kryeministri nuk reagon fare për këtë situatë. Thesari vepron pa drejtor. Inteligjenca Financiare vepron pa drejtor. Komisioni për ndihmë shtetërore ka një vit e sa që nuk zgjidhet”- ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se kjo do të reflektohet në raportin vjetor për progresin e vendit.

Kuvendi sot po mban seancë të rregullte plenare, në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti.