Hajnat hyjnë në një vilë në Novobërdë dhe vjedhin një pistoletë me fishekë

Në fshatin Makresh i Epërm të Novobërdës dyshohet se ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Një person ka njoftuar Policinë se dikush i hyri me forcë në villen e tij dhe i vodhi një pistoletë me 20 fishekë me leje dhe disa gjëra tjera.

Policia e ka cilësuar këtë rast si “vjedhje e rëndë”.

Në njoftim të policisë nuk raportohet për të arrestuar, ky rast është në hetime.