Gjendet i vdekur një person në Tërpezë të Malishevës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Tërpezë të Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor i QKMF-së.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për KALLXO.com se viktima është gjet në një trotuar.

“Sot në fshatin Tërpezë është gjetur një mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, në trotuar, në rrugën Tërpezë-Berishë. Personeli mjekësor i QKMF-së ka konstatuar vdekjen e tij dhe viktima me vendim të prokurorit është dërguar në IML dhe u iniciua rasti i hetimit të vdekjes” – deklaroi Elezaj.