Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Lipjan

Një person është gjetur i vdekur në Lipjan, më 03.03.2024.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ishte gjetur i shtrirë në rrugë. Më pas ishte dërguar në emergjencë ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.