kufi bernjak policia

Ilustrim Njësia Speciale Kufitare e vendosur pak metra larg kufirit Bërnjak, Foto: KALLXO.com

Gjatë patrullimit me KFOR-in, policia vëren një veturë duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një veturë e cila drejtohej nga një burrë ndërsa në ulësen e pasagjerit gjendej edhe një burrë tjetër janë vërejtur nga policia duke hyrë përmes fshatit Izvor në Zubin Potok nga Serbia në Kosovë.

Policia ka njoftuar se gjatë datës 05.04.2024, rreth orës 16:20 deri sa një njësi Kufitare së bashku me KROR-in, ishin duke patrulluar, kishin vërejtur veturën duke hyrë në Kosovë jashtë pikës së kalimit kufitar.

“Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb”- thuhet në njoftimin e policisë së datës 06.04.2024.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe prokurori kujdestar.

Pasi i kishte marrë informacionet nga ekipet policore, prokurori kujdestar ka sugjeruar që rasti të iniciohet si kalim ilegal i kufirit.

Për këtë vepër penale rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.