Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shtiu me armë zjarri, policia i gjen në shtëpi të dyshuarit pistoletë e fishekë

Një burrë ka njoftuar organet e rendit se një person ka shtënë me armë zjarri në Podujevë.

Rasti është regjistruar më 28.04.2024 në 12:00h në fshatin Bërvenik të Podujevës.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë.

Ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.