Ilustrim

Gjakovë, mosmarrëveshja çoi dy persona t’i drejtojnë armën njëri- tjetrit

Dy persona po dyshohet se i drejtuan njëri- tjetrit armën pas një mosmarrëveshje verbale që kishin.

Ngjarja u regjistrua më 09.02.2024 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

Policia është njoftuar për rastin, ndërsa ka raportuar se ka arrestuar një person.

Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë zjarri e më pas është dërguar në stacion për intervistim.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Ky i fundit ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Personi i dytë i dyshuar në këtë rast sipas raportit ditor të policisë gjendet në arrati.

Rasti po vazhdon që të hetohet për të zbardhur situatën. Rasti u iniciua si kanosje dhe armëmbajtje pa leje.