Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

E ekspozoi pistoletën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka intervistuar një burrë nga fshati Baicë, i komunës së Gllogocit, pasi ka ekspozuar një pistoletë në rrjete sociale.

Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 15 nëntor dhe është iniciuar armëmbajtje pa leje.