Digjet një veturë në Pejë, pronari e sheh të dyshuarin nga kamerat e sigurisë

Policia e Kosovës po heton një rast të djegies së një veture në Pejë.

Sipas policisë, dyshohet se një person është ankuar se një i dyshuar i ka vënë flakën makinës së tij.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se një i dyshuar i ka vënë flakën veturës së tij, që e kishte të parkuar para shtëpisë. Ankuesi ka deklaruar se rastin e ka parë përmes kamerave që i ka të vendosura në shtëpi” – thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se vetura ishte djegur në tërësi.

Policia ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.