Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Detaje nga prokuroria për vrasjen në Prizren

48 vjecari me inicialet B.M., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit e cila deri më tani sipas policisë ka qenë një pushkë automatike.

KALLXO.com ka kontaktuar me prokuroren Ervehe Gashi e cila gjendet aktualisht në vendin e ngjarjes e që konfirmoi se janë duke mbledhur prova pas rastit tragjik që ndodhi në orët e mbrëmjes sot.

“Deri më tani mund të them se janë shtatë gëzhoja që kemi arritur t’i mbledhim nga vendi i ngjarjes. Jemi edhe tani në vendin e ngjarjes duke punuar për mbledhjen e provave të tjera në lidhje me rastin. Ende nuk kam ndonjë informacion as nga forenzika në lidhje me llojin e armës që është përdorur, jemi duke punuar”- tha prokurorja Gashi për KALLXO.com.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Arbana “ në Prizren rreth orës 19:00.

KALLXO.com raportoi se një person i dyshuar tashmë është identifikuar nga organet e rendit dhe drejtësisë, ndërsa është në kërkim pasi që dyshohet se kreu aktin e vrasjes e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Detaje nga vrasja në Prizren, i dyshuari përdori pushkë automatike