Ilustrim - Foto: KALLXO.com

I dyshuari për therjen me thikë të dy personave ende në arrati

Personi i dyshuar për therje me thikë të dy personave gjatë ditës së djeshme, 12.02.2024, në Prizren, gjendet ende në arrati.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

“Ju njoftojmë se lidhur me rastin, i dyshuari gjendet në arrati”- ka thënë zëdhënësja Mehmeti.

“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për arrestimin e të dyshuarit”- tha Mehmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën, 12.02.2024, rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas Policisë, viktimat fillimisht janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, e më pas janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Theren me thikë dy persona në Prizren