Detaje nga vrasja në Prizren, i dyshuari përdori pushkë automatike

Një 48-vjeçar me inicialet B.M. mbeti i vrarë sot në lagjen “Arbana” në Prizren, personi që dyshohet se kreu aktin është identifikuar, mirëpo i njëjti gjendet në arrati.

Burime të KALLXO.com tregojnë se sipas dyshimeve e para thonë se arma që u përdor në rast është pushkë automatike, mirëpo ende nuk dihet se sa plumba janë gjuajtur në drejtim të viktimës.

Organet e rendit janë duke kërkuar të dyshuarin, përderisa burime të KALLXO.com konfirmojnë se dyshimet tashmë janë ngritur për veprën penale të vrasjes ndërsa prokurorja është në vendin e ngjarjes.

Deri më tani të dhënat e policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë një viktimë,. Policia janë nis në drejtim të vendit të ngjarjes”- tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

Policia dhe ekipet e tjera janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat që quan deri në vrasjen e viktimës.

Vrasje në Prizren, viktima 48 vjeç, prokuroria në vendin e ngjarjes