Tentim vrasje në Dragash

Ndalohet për 48 orë i dyshuari që tentoi të vrasë ish vjehrrin në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve 31-vjeçarin O. M., i cili po dyshohet se gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K. Q., ish – vjehrrin e tij në Dragash.

Kjo sipas Prokurorisë ndodhi pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit.

I dyshuari O. M. u tha se dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç është thënë në njoftim, Prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

KALLXO.com raportoi më herët detaje lidhur me këtë rast të cilat mund t’i gjeni KËTU.

Detaje nga rasti në Dragash, i dyshuari tentoi të vrasë ish vjehrrin e tij