Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Deri në hyrjen në fuqi, qytetarët duhet të pajisen me viza për në Emiratet e Bashkuara

Qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe pa hyrë në fuqi vendimi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar që do të njoftojnë për datën e hyrjes në fuqi të plotë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

“Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse” – ka njoftuar në Facebook nga Ambasada.

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi të enjten që është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, bazuar në një marrëveshje të arritur gjatë muajit të kaluar.

Shteti i parë i botës arabe që ka njohur Pavarësinë e Kosovës janë Emiratet e Bashkuara Arabe, EBA, përkatësisht më 14 tetor 2008. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë vendosur më 27 prill 2010. Ndërkaq Kosova hapi Ambasadën në EBA-s më 13 maj 2018.

Nga 1 janari hyri në fuqi liberalizimi i vizave që u mundëson qytetarëve të Kosovës që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90  ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të Zonës Schengen.

Dy ditë më parë, zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti dha lajmin që Arabia Saudite ka arritur një marrëveshje reciproke me Kosovën për heqjen e vizave diplomatike dhe zyrtare mes dy vendeve. Kosova në vitin e kaluar ka hequr vizat për Arabinë Saudite, por jo edhe kjo e fundit për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa më 6 janar, edhe Spanja njohu pasaportën e Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e Komisionit Europian udhëzimin e saj për dokumentet e udhëtimit, duke thënë se “Spanja njeh, nga 1 janari 2024, pasaportat e zakonshme të lëshuara nga Kosova”.

Çelen dyert e Lindjes