Bërnjak, Policia konfiskon material piroteknik në vlerë rreth 7 mijë euro - Pamje

Policia e Kosovës më 02.04.2024 në fshatin Bërnjak, në një objekt, ish-fabrikë, ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Sipas njoftimit të Policisë, disa njësi policore kanë dalq në vendin e ngjajres dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike, sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kilogramë.

Sipas Policisë, vlera e kësaj sasie të mjeteve piroteknike është rreth 7 mijë euro.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të Policisë Kufitare përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Policia njofton se kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.