Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë më 17.04.2024, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur viktimën grua.

Organet e rendit kanë intervistuar palët.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë dyshohet se një person ka sulmuar viktimat të cilët e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

I dyshuari pasi kishte sulmuar fizikisht viktimat është larguar në drejtim të panjohur, njofton policia në raportin 24 orësh.

Viktimat e rastit janë intervistuar ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.