Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anton Quni uron Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhje

Ish ministri i Mbrojtjes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni përmes një postimi në Facebook ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Quni, gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë dal për të votuar.

“Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të tregojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovisht në një proces demokratik zgjedhor”, ka shkruar Quni.

Mes të tjerash në këtë postimi, Quni ka lavdëruar organizmin e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dje në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje figuron me 48.17 për qind, Partia Demokratike me 17.35 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.18 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind.

https://kallxo.com/lajm/kqz-rreth-99-per-qind-te-rezultateve-jane-numeruar/