Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

462 euro false deponohen në bankë nga persona të ndryshëm në Prishtinë

Një rast i falsifikimit të parave është raportuar më 10 nëntor në Prishtinë.

Ankuesi ka njoftuar Policinë se 462 euro janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm.

Sipas raportit të Policisë, monedha dhe kartëmonedha të ndryshme të deponuara dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë janë sekuestruar kurse nuk raportohet për të arrestuar.

Ky rast po hetohet.