30 mijë euro pretendohet se u paguan për vrasjen e gruas së Naim Murselit

Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.

Ky i fundit u arrestua gjatë ditës së sotme nën dyshimet se pagoi vrasjen e gruas së tij.

Kallxo.com sjellë detaje të reja pas arrestimit, nga burime brenda institucionit të sigurisë.

I dyshuari i dytë si autor i vrasjes, u arrestua dhe në deklarimin e tij para organeve të hetuesisë ai kishte thënë se u pagua për të kryer vrasjen.

Policia kishte lokalizuar dhe identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit në Gjakovë, përderisa po kryhen kontrolle policore në dy lokacione atje.

E për Naim Murselin, siç mëson KALLXO.com, ai ende nuk është deklaruar për ngjarjen, pra ende as nuk ka mohuar e as pohuar rrëfimin e të dyshuarit për vrasjen.

Vrasja e Liridona Murselit fillimisht u raportua se ajo ishte qëlluar me armë zjarri gjatë një grabitje të armatosur që ndodhi në veturën e Naim Murselit, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e tij.

Hetimet intensive të njësisë së hetimeve për vrasjen, rezultuan sot me arrestimin e dy personave për këtë ngjarje.

Naim Murseli dhe personi i dytë i arrestuar, tashmë po dyshohen se ai i pari kreu pagesën për vrasjen e i dyti dyshohet se kreu krimin.

Arrestohet Naim Murseli, dyshohet në rastin e vrasjes së gruas së tij