Arrestohet Naim Murseli, dyshohet në rastin e vrasjes së gruas së tij
Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e një gruaje në Prishtinë që ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit.
KALLXO.com mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin.
Në njoftim bëhet e ditur se, njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.
Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri më 29 nëntor rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Rasti sipas Prokurorisë është cilësuar si grabitje me pasoja vdekjeje.