array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia dhe mbishkrimi i pasaktë për Kadri Veselin

Deklarata

Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal..

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal..!” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se Veseli nuk ka aktakuzë të tillë nga Haga.

Artikulli

Më 18 dhjetor 2023, faqja e Facebook-ut Manchester City-Shqip (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal..!”- thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Mirëpo personi në fotografi nuk është z. Veseli, por futbollisti francez Laurent Koscielny cili ka qenë mbrojtës në ekipin anglez Arsenal F.C.

Krypometri përmes kërkimit në internet ka gjetur se fotografia i përket vitit 2018 dhe ishte shkrepur kur Koscielny ishte lënduar gjatë një ndeshje kundër Atletico Madrid.

Gjithashtu, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e PDK-së, Valmir Klaiqin për të marrë një qëndrim për përshkrimin e fotografisë.

“Ai informacion nuk është i vërtetë”- tha Klaiqi për Krypometër më 27 dhjetor 2023.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Veseli ka qenë në sallën e gjykimit më datë 11 dhjetor 2023, në të cilën seancë janë dëgjuar dëshmitarët

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte ç’njerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.