Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit. Foto: Atdhe Mulla

Kryetari i Apelit: Do të Shkojë në Burg Ai Që e Meriton

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit, tha se kjo gjykatë në vitin e kaluar nga 161 ka zgjidhur plot 145 lëndë.

“Në 2017 kemi pasë në 161 lëndë korrupsion, 145 i kemi kry dhe i kemi bartë 16. Nga to këtë vit i kemi përfundu 11 dhe kanë mbëtë edhe 5 që do të kryhen brenda muajit”, tha ai.

Në pyetjen se a do të shkojnë njerëz në burg, ai tha se “do të shkojë në burg ai që e meriton dhe ka kry vepër penale”.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.