Ndërtesa e Komunës së Pejës. Photo: Atdhe Mulla.

Kontoja e mbushur e asamblistit të LDK-së

Gëzim Devolli është asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Pejës.

Pos kësaj pozite, në Agjencionin Kundër Korrupsion, ai ka deklaruar se punon si mjek specialist në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe në Ambulancën Specialistike “Devolli-Med”.

Në vitin 2000, Devolli ka deklaruar se nga puna e përbashkët familjare ka blerë banesën e parë prej 87 metra katrorë, në vlerë prej 70 mijë eurove, ndërsa banesën e dytë në vitin 2018, e cila ka 89 metra katror dhe se ka vlerë 72 mijë euro.

Ai tutje ka deklaruar edhe një truall me hapësirë prej 3.8 ari, i cili kap shumën prej 50 mijë eurove.

Devolli posedon një veturë të tipit Golf, e cila sipas tij, ka vlerën prej 9 mijë e 500 eurove.

Në llogarinë e tij bankare, asamblisti i LDK-së ka deklaruar në AKK se është duke ruajtur 42 mijë euro.

Të hyra vjetore nga mëditja në Kuvendin Komunal, Devolli ka deklaruar se merr 2 mijë e 829 euro, ndërkohë që nga paga në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, fiton 13 mijë e 782 euro.

Nga Ambulanca Specialistike private “Devolli-Med”, asamblisti i LDK-së ka deklaruar se merr 10 mijë e 600 euro në vit.

Devolli tutje ka deklaruar edhe pagën vjetorë të bashkëshortes së tij, e cila sipas tij, merr 11 mijë e 650 euro në vit nga puna në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Deklarimin e plotë të pasurisë së asamblistit të LDK-së në Pejë, Gëzim Devolli, mund ta gjeni KËTU.