Dënim i Fatos Rizvanollit për Rekrutim në Terrorizëm
Gjykata Themelore në Ferizaj sot e dënoi për rekrutim në terrorizëm Fatos Rizvanollin.
Rizvanollit kjo gjykatë për këtë vepër penale ia shqiptoi shtatë vjet burg.
Rizvanolli nga gjykata u lirua për tri pika të aktakuzës që lidheshin me organizim të grupeve terroriste.
Prokuroria e akuzonte Rizvanollin për blerjen e së paku tri biletave atyre që shkonin në luftën e Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it.
Në seancën e 11 tetorit, kur iu lexua aktakuza, Rizvanolli u deklarua i pafajshëm për akuzën me të cilën ngarkohet, ndërsa tha se nuk e mbështet ISIS-in, pasi bëri të ditur se nuk përkrah ideologjitë e organizatave terroriste.
http://kallxo.com/rizvanolli-nuk-e-mbeshtes-isis-in/
Më 23 shtator po Gjykata Themelore në Ferizaj për rekrutim në terrorizëm dënoi me 5 vjet burg Musa Ademin.
http://kallxo.com/denim-per-terrorizem/
Gjykata në Ferizaj po për rekrutim në terrorizëm dënoi me dhjetë vjet burg Zeqirja Qazimin, ish-imamin e xhamisë “El-Kudus” në Gjilan.
http://kallxo.com/denohet-zeqirja-qazimi/