Ilustrim

Arrestohet një person në Ferizaj, kërkohej nga gjykata për vrasje të mbetur në tentativë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person më 06.04.2024, i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas një komunikate për media, i dyshuari me inicialet G.L, 27 vjeçar, është dënuar me burgim prej 18 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, Policia thotë se G.L., është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, përderisa ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë që sa herë të kenë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.