Prokuroria mbyll dosjen e drogës për djalin e prokurorit special

Një hulumtim mbi dyvjeçar i “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar rrugëtimin se si një lëndë e drogës ku i dyshuar ishte djali i një prokurori special është mbyllur në Prokurorinë e Prishtinës.

Hulumtimi ofron detaje për djalin e prokurorit i cili ishte arrestuar në posedim droge dhe edhe përkundër faktit se kishte pranuar fajësinë lënda e tij ishte mbyllur nga prokurorja Arbëresha Shala- Rraca.

Hulumtimi zbardh lidhjet e prokurorit special me prokurorinë e Prishtinës ndërsa ofron të dhëna kur Prokuroria e Shtetit për raste të ngjashme kishte ngritur aktakuza dhe të dyshimtit ishin dënuar me burgim, ose me kusht.

Rrugëtimin e rastit të iniciuar nga Drejtoria e Drogave të Policisë, i cili ka përfunduar pa u dërguar në gjykatë mund ta ndiqni këtë të premte nga ora 22 e 20.

Në hulumtim argumentet e tyre i paraqesin:

Arbëresha Shala- Raqa, prokurore e rastit

Zëvendëskryeprokurori i Prishtinës

Kryeprokurori i Pejës

Avokatë dhe ekspertë të fushës

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani.

Hulumtimin mund ta ndiqni të premten nga ora 22 në RTK dhe live në KALLXO.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës kanë pranuar një raportim nga një ankues, i cili raportuar një person të zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh policor ankuesi ka thënë se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 në Vushtrri nga shtëpia është larguar viktima dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj.

Policia tha se rasti po vazhdon në procedurë hetimore.