Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar se kanë ndodhur më 23.04.2024 rreth orës 17:00, në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se dyshohet se shkrepja ka ndodhur nga një veturë në lëvizje.
Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”- ka thënë ai.
Ai tha se Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.