Ilustrim
Arrestohet i dyshuari për lëndim trupor të ish të dashurës së tij
24.4.2024 - 10:58
Një person është arrestuar nga Policia të martën më 23.04.2024.
I njëjti dyshohet për sulm fizik ndaj ish-të dashurës së tij.
Viktima sipas Policisë kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
Rasti siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh dyshohet se kishte ndodhur më 11.04.2024 në Prishtinë.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.