Komuna e Istogut | Foto: KALLXO.com

Rugova: Nëse më Ngritet Aktakuzë Nuk Jap Dorëheqje

Kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova, në debatin “Jeta në Komunë”, ka thënë se turizmi është ndër prioritetet e tij të larta, pasi ka kapacitete në këtë drejtim. Ai ka premtuar se brenda katër vjeçar do të ndërtojë qendrën turistike “Moka”.

I pyetur se për qka do të dilet në rrugë për të protestuar ai ka thënë se “do protestojë për me e ruajt qytetarët e Istogut dh vlerat e tyre shumë të mira të cilat e bëjnë krenar, siç është  qetësia e tyre”.

Ai ka thënë se për aktakuzë nuk do të japë dorëheqje, ndërsa me vendim ët gjykatës nuk do të jepte dorëheqje, pasi që sipas tij mënyra se si bëhen aktakuzat e bëjnë atë që të mos japë dorëheqje.

Rugova ka thënë se Istogu nuk ka nevoje për parkingje  shtesë. Ai ka premtuar edhe ndërtimin e një çerdheje brenda në qytetin e Istogut.

Në këtë debat, të cilin prezent është vetëm kandidati i LDK-së Haki Rugova, pritej që të dy kandidatë t`i shpalosnin programet për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Rugova e Dreshaj morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Istogut.

Rugova i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 45,36% për qind të votave, ndërsa Dreshaj i AAK-së  35.63 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.