Zafir Berisha në Romajë - Foto: Facebook

Berisha Kërkon Ndihmën e Hasjanëve për ‘Çlirimin e Prizrenit nga Krimi’

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha me kandidatë për Kuvendin Komunal, kanë qëndruar në fshatin Romajë të Hasit.

Berisha u ka bërë thirrje hasjanëve që ta mbështesin për, siç ka thënë ai, çlirimin e Prizrenit nga krimi dhe korrupsioni.

Kandidatët e Nismës premtuam që në vitin e parë të qeverisjes do të ndërtohet ura që lidh Hasin me Anadrinin në fshatin Breg Drini, si dhe trotuare, ndriçim publik dhe renovimin e shkollës në Romajë.