Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nuk ndalet Zafir Berisha, sulmon sërish mediat

Gjuha e përdorur nga zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në drejtim të autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri, është dënuar nga bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

AGK para pak çastesh në një postim në Facebook ka thënë se e kanë parë me shqetësim gjuhën që Berisha ka përdorur.

Pas këtij reagimi nga AGK, Berisha ka shkruar sërish, duke sulmuar sërish mediat.

Ky është reagimi i plotë i Zafir Berishës:

AGK-ja paska reagu për mendimin tim të lirë të shprehur para 1 ore në fb tim personal për qasjen se si pandurat i shtjellojnë temat  për UÇK-së, shumë shumë qesharake!!!

Të  thirrur me të drejtë në mbrojtje të shprehjes dhe mendimit të lirë, AGK-s po i pengon mendimi i të tjerëve i lirë për temat që i trajtojnë anëtarët e saj, ama demokraci se jo mahi.

Nëse je gazetar, për mendimin tim, nuk ki të drejtë as pronësi në shprehje të mendimit dhe fjalës e lirë, prandaj reagimi i tyre përveçse është qesharak, është edhe përpjekje primitive mbi pronësinë e asaj se si duhet të shprehen të tjerët.

Në fund të fundit, cila është e drejta ligjore e AGK-ja dhe e panturave që me më kufizu në mendimin tim për tema të caktuara?

Dhe AGK-ja duhet ta dijë, nëse e ka harruar po ja kujtoj se 90% e aktakuzës që sot u dëgjua në mostrumin politik në Hagë janë “fakte” që janë botuar nëpër paqavura informative që mbrohen dhe përfaqësohen nga AGK-ja, se di pse atëherë kanë heshtë…

Zafa

 

AGK dënon gjuhën e Zafir Berishës ndaj Ermal Pandurit