Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24-orët e fundit

Katër person janë arrestuar për dhunë në familje në 24-orët e fundit në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, Deçan, Vushtrri dhe Podujevë.

Në Pejë, policia ka arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Deçan, një person është arrestuar për dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare”- thuhet në njoftimin e Policisë. I dyshuari, sipas njoftimit është dërguar në mbajtje.

Në Vushtrri, po ashtu është raportuar se një i dyshuar ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua. Viktima, sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një person tjetër është arrestuar në Podujevë për sulm fizikë ndajë një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”- ka thënë Policia.

Lidhur me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.