Ilustrimi: Jeta Dobranja/Trembelat

Impakti i KALLXO.com, përditësohet CV-ja e Shpend Ahmetit

Kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetit, i ka rënë ndër mend që ta përditësojë CV-në e tij në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës pas interesimit të KALLXO.com për këtë çështje.

Megjithëse e mban postin e kryetarit të PSD-së që nga maji i këtij viti, në CV-në e tij deri sot Ahmeti kishte të përmendur vetëm lidhjet politike në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas pyetjeve të cilat KALLXO.com i ka dërguar sot në Zyrën për informim të Komunës së Prishtinës se pse nuk është përditësuar CV-ja e Ahmetit në faqen zyrtare, Zyra për Informim nuk ka kthyer përgjigje.

Por, impakti është parë menjëherë pasi brenda ditës në CV-në e Ahmetit është shtuar posti që ai e mban në PSD.