Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Shpend Ahmetit për dy vepra penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ajo ka njoftuar se ndaj Ahmetit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale, “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas saj, aktakuza është ngritur me 23 qershor 2023.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23.06.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj SH.A., në drejtim të veprave penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394 dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, nga neni 320 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – tha zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj për KALLXO.com.

Ajo tutje ka njoftuar se aktakuza është deleguar në Gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.

Shpend Ahmeti e mori qeverisjen e Prishtinës në tetor të vitit 2013 dhe e dorëzoi detyrën e të parit të kryeqytetit pas 8 vitesh.