Shpend Ahmeti i dhuron Përparim Ramës një tastierë pa shkronjat P dhe R - VIDEO
07.12.2021 - 12:11
Ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i dhuroi kryetarit të ri Përparim Rama një tastierë në mungesë të shkronjave P dhe R.
Këtë gjë Ahmeti e bëri gjatë dorëzim pranimit të detyrës së kryetarit.
Ahmeti me tallje i tha që tastiera nuk i ka këto shkronja për t’i pamundësuar t’i shkruajë ato.
Shpend Ahmeti ka qenë kryetar i Prishtinës që nga viti 2013 për dy mandate.
Përparim Rama u zgjodh kryetar në zgjedhjet e 14 nëntorit duke mundur Arben Vitinë nga radhët e LVV.
Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e betimit të kryetarit Përparim Rama.