Ilustrimi: Jeta Dobranja/Trembelat

Në CV-në e Shpend Ahmetit nuk ka gjurmë të PSD-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ende në web-faqe të Komunës nuk e ka përditësuar CV-në e tij.

Në fund të CV-së së Ahmetit, shkruhet se Ahmeti ka qenë Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa nuk është shtuar pozita e re që Ahmeti tashmë është kryetar i një partie tjetër.

Kuvendi Partisë Socialdemokrate (PSD), në maj të këtij viti e ka zgjedhur Ahmetin kryetar të kësaj partie.

Kallxo.com ka drejtuar pyetje në Komunën e Prishtinës lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.

Së fundi, Ahmeti, është propozuar nga PSD-ja dhe është votuar në Kuvendin e Kosovës si kryesues i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë.

Ekipi negociator, mes kritikave dhe lëvdatave për unitet në dialog