Kuvendi i Kosovës

Thaçi i mbijeton votimit në Kuvend për kufijtë

Rezolta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka kaluar. Me 90 deputetë në sallë, rezoluta i ka marrë 50 vota për, asnjë kundër, e asnjë abstenim.

Avdullah Hoti, shef i GP të LDK-së tha se nuk kanë arritur të dakordohen megjithatë si propozues tha se e kanë shpreh gatishmërinë që pikën 6 të propozuar nga PDK-ja ta riformulojnë bashkë me pikën e tyre.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme as presidenti e askush tjetër nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”, ka lexuar Hoti pikën e riformuluar të rezolutës.

Memli Krasniqi tha se nuk pat vullnet të arrijmë një dakordim. Krasniqi tha se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Insistimi të ketë vetëm një pikë rezoluta. Është për keqardhje që pas një debati të gjerë e të gjatë megjithatë ne arritëm ta përmbyllim këtë diskutim. Ne si koalicion dolëm nga situatat e bunkerizuara që na kanë përcjell tash e dy muaj. Ne erdhëm dje në seancë jo për tu dorëzu po për të hap mundësi të komunikimit për të arrit konsensus”. tha Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk po krijohet mundësia as për komision as për t’ia dhënë të drejtën qeverisë që të jetë pjesë qendrore e dialogut. Ne nuk dorëzohemi nga kërkesa e insistimi jonë  të gjejmë mundësi për tu harmonizuar në qëndrimet e tona.

E Glauk Konjufca shef i GP të LVV tha se mazhoranca po e mbron verbërisht presidentin.

“Ky është thelbi i problemit”, tha Konjufca.

Kurse Dardan Sejdiu kryetar i GP të PSD-së, tha se si PSD do të angazhohen që Kuvendi të jetë institucvioni në të cilin dialogu kthehet dhe në të cilin Kuvendi merr vendime dhe kthehen idetë.

“PSD do ta përkrah këtë rezolutë por nuk mendoj që qëndrimi në pozicione të ngurrëta krijon hapësirë për tejkalim të problemit”, tha Sejdiu.

Ahmet Isufi, shef i GP të AAK-së shtoi se nuk kishte gatishmëri për tu bërë harmonizimi.

“Ne e kemi thënë se askush nga personalitetet shtetërore nuk ka të drejtë të diskutoj për territorin e Republikës së Kosovës… Ka interesim ë vetëm një interes politik të shikohet e jo interesi i vendit. Është e kotë të flasim për unitet për harmonizim e rezolutë të përbashkët e në të njëjtën kohë pozicionohemi vetëm qa them unë ose tjetri”, tha Isufi.

Bilall Sherifi kryetar i GP të NISMA, tha se nuk është e saktë që ishim kundër nga pika që e tha propozuesi.

“Ne u dakorduam që pikat nga dy partitë opozitare të mbeten dhe pranuam që të përforcohet por jo të barikadohet”, tha Sherifi.

Mendojmë që rruga e vetme për të ndal një gjë të tillë është që të harmonizojmë një platformë e delegacion.

Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, tha se nuk kishte vullnet për me ardh në një zgjedhje të përbashkët.

“Konsideroj që ajo që e propozoi shefi i GP të LDK-së ishte si fillim i mirë që të jetë pika e parë e përbashkët e këtij Kuvendi”, tha Kusari Lila.