Ballkani barazon me Drenicën dhe humb vendin e parë

Ballkani nuk e ka nisur mirë fazën e tretë në Superligën e Kosovës, pasi ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Drenicës, ndeshje e cila është luajtur në kuadër të xhiros së 23-të.

Ballkani në këtë ndeshje ishte më e mirë, por nuk arriti që ta gjej rrugën e golit.

Rastin më të mirë në këtë ndeshje e pati Blendi Baftiu i Ballkanit që goditi traversën në minutën e 84’.

Ky barazim i kushtuar Ballkanit, pasi e humb vendin e parë duke u pozicionuar në vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Drita.

Kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë me 31 pikë.