Gjilani dhe Ballkani do të kërkojnë kualifikimin në garat europiane në xhiron e fundit

Barazimi me rezultat 2-2, Gjilanin dhe Ballkanin i ka larguar nga gara për titullin kampion, duke e bërë Dritën kampione të Superligës së Kosovës për të tretën herë radhazi në histori të klubit.

Gjilani dhe Ballkani, kualifikimin në garat europiane do ta kërkojnë në xhiron e fundit.

Gjilani pas këtij barazimi pozicionohet në vendin e dytë me 65 pikë, kurse Ballkani në vendin e tretë me 64 pikë.

Gjilani do të luaj si mysafir ndaj Flamurtarit në Prishtinë dhe vetëm fitoreja do t’i kryente punë për ta ruajtur vendin e dytë që e dërgon në garat europiane.

Kurse Ballkani do ta pres kampionin e ri të Superligës, Dritën në Suharekë.

Ballkanit të Ismet Munishit i duhet fitoreja dhe duhet të shpresoj në një rezultat negativ të Gjilanit ndaj Flamurtarit për ta siguruar një vend në garat europiane.

Skuadra suharekase e ka edhe një mundësi që të kualifikohet në garat europiane nëse e fiton Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës më 29 korrik.