Ballkani e mposht Llapin në Podujevë

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj Llapit në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë më mirë nisi për mysafirët të cilët kaluan në epërsi me Mirlind Dakun në minutën e 52’.

Për 0-2, shënoi përsëri sulmuesi gjilanas në minutën e 60’.

Blendi Baftiu e trefishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë.

Kurse Llapi në vendin e nëntë me zero pikë, me katër humbje nga katër ndeshje.