Ballkani mposht Drenicën dhe merr kreun e tabelës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligë.

Kreshnik Lushtaku shënoi për 0-1 për t’i kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 25’.

Uka shënoi përsëri për 0-2 në minutën e 54’ nga penalltia.

Astrit Thaqi shënoi për 1-2 në minutën e 61’.

Sulmuesi Rrustem Hoxha shënoi për 2-2 në minutën e 70’.

Golin e fitores e shënoi Armend Thaqi në minutën e 83’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ngjitet në vendin e parë me 14 pikë.

Kurse, Drenica bie në vendin e dytë me 13 pikë